Rama bën ndryshime me drejtuesit e qarqeve. Tirana ndahet mes Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtuesit e rinj politikë të qarqeve që do të merren me përgatitjet e zgjedhjeve të vitit 2025.
Risi këtë herë nga kryeministri Rama ishte drejtimi i Tiranës, Erjon Veliaj s’do të jetë i vetëm si drejtues qarku politik i Tiranës. Me të do të ndajnë drejtimin, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu
Taulant Balla, Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri nuk do të jenë më drejtues politik qarqesh, por që të tre kanë poste në Parti.
Lista e Plotë
Tirana- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako, ikën Ardian Çela
Shkodër- Benet Beci, ikën Elisa Spiropali
Lezhë: Ulsi Manja, konfirmohet
Kukës: Pandeli Majko, konfirmohet
Dibër: Blendi Gonxhe, ikën Balluku
Elbasan: Arbian Mazniku, ikën Damian Gjiknuri
Fier: Belinda Balluku, ikën Taulant Balla
Korçë: Niko Pelshi, konfirmohet
Gjirokastër: Mirela Kumbaro, konfirmohet
Berat: Ervin Demo, ikën Bledi Çuçi
Vlorë: Bledi Cuçi, ikën Blendi Klosi
Shef politik për Diasporën- Taulant Balla
Kandidatët për anëtarë kryesie:
-Burrat
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Pirro Vengu
Toni Gogu
Vangjel Tavo
-Zonjat
Albana Koçiu
Anila Denaj
Delina Ibrahimaj
Etlilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Klotilda Bushka
Sekretariati ekzekutiv
Blendi Klosi Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri Sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve
Evis Kushi Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi Sekretare për Programin
Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Roi Bashaj Sekretar për Rininë