Politikë

Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Dhuna s’do jetë kurrë mjet për të adresuar çfarëdo çështje

Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Dhuna s’do jetë kurrë

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin ndaj Sali Berishës në Protestën e sotme.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në deklaratën e kryeministrit.