Politikë

Rama dhe Basha komentojnë njëri tjetrin me një fjali: Asnjë në botë...

Rama dhe Basha komentojnë njëri tjetrin me një fjali: Asnjë

Kryeministri Rama komentoi sot dy gjobat që mori kreu i PD-së Lulzim Basha, me akuzën se shkeli rregullat e vendosura nga pandemia, duke organizuar takime pa distancë e masa mbrojtëse. Rama tha se  ai nuk është shembulli për tu marrë dhe se atë që bëri ai nuk e bën kurkush në botë që është person me përgjegjësi publike.

Në video-mesazhin nga Facebook-u, Rama tha:

Ajo që ndodhi me kryetarin e PD-së në Durrës dhe mbrëmë në të ashtuquajturin shesh të mbrojtjes së identitetit kulturor është përtej cdo lloj konceptimi që të ndodhë. Ka një ligj dhe janë të gjithë gjërat me ligj njëlloj për të gjithë, që do të funksionojnë edhe për kryetarin e PD-së dhe të gjithë.

Këtu problemi është çfarë pasojash mund të kemi nga këto grumbullime dhe sjellje të papërgjegjshme, prandaj mos merreni shembullin e kryetarit të PD-së. Mund të jeni në simpati të plotë me temat, por në asnjë mënyrë me sjelljen e tij në cdo aspekt. Nuk e bën kërkush në botë, një person që ka përgjegjësi publike.

Ndërsa kreu i PD-së, ka postuar së fundmi një status në Twitter ku thotë gjithashtu se asnjë në botë nuk gënjen si Rama. Fjala që bashkoi sot dy kundërshtarët është: Askush në botë!

Basha shkruan: Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që mos tu japë njerëzve lekët.Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive.Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që ju takon.

Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët.

Si i komentoni ju këto replika mes njëri tjetrit, në një situatë pandemie? Dhe meqë përmendin botën, me kë nga figurat politike do i krahasonit?