Politikë

Rama dhe Veliaj në Itali, takojnë kryebashkiakun e ri të Romës; Gualtieri: "Roma e gatshme për të bashkëpunuar ngushtësisht me Tiranën"

Rama dhe Veliaj në Itali, takojnë kryebashkiakun e ri të

Kryetari i ri i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri priti në zyrën e tij kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Gualtieri tha se Roma është e interesuar të bashkëpunojë me Tiranën sidomos vitin që vjen kur Tirana do mbajë titullin "Kryeqyteti Europian i Rinisë".

"Roma është e gatshme për të bashkëpunuar ngushtësisht dhe miqësisht me Tiranën dhe gjithë Shqipërinë për shumë tema të përbashkëta, duke nisur nga viti i Rinisë që do keni dhe për të përballuar së bashku sfida të mëdha të qëndrueshmërisë, inovacionit, rigjenerimit urban, ku di që janë ndërmarrë projekte të rëndësishme, për sa i përket aspektit social, për dialogun kulturor mes popujve, mes qytetarëve dhe mes qyteteve", nënvizoi Gualtieri.

Tiranapost.al