Politikë

Rama: Do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Ballkani i Hapur, hapësirë për të gjithë

Rama: Do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Ballkani i Hapur,

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një dtë përpara mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë, ka deklaruar se pala shqiptare do heqë të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

Rama: Do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Ballkani i Hapur,

“Bashkë me ministren [Frida Krifca] po flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen komplet të të gjithë pengesave të kufirit me Kosovën, edhe kur vjen puna tek produktet bujqësore. Kjo është A-ja. Ne kemi në plan që t’i heqim të gjitha tarifat doganore me Kosovën. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Do t’i heqim tarifat për çfarëdo që do të vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz, por në gjithë pjesën tjetër nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, u shpreh Rama gjatë një vizite ditën e sotme në një sipërmarrje të prodhimit të miellit dhe grurit me cilësinë më të lartë në Kosovë.

Rama: Do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Ballkani i Hapur,

Ai bëri thirrje që edhe qeveria e Kosovës të bëjë të njëjtën gjë. “Anasjelltas duhet ta bëjë edhe qeveria e Kosovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi, sepse ne duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur jo më për Kosovën, është e pakuptimtë,” u shpreh Rama.

Ndërkohë gjatë vizitës në një tjetë biznes në Kosovë, Rama tha se Ballkani i Hapur nuk mund të trajtohet si instrument që do ta marrë Serbia tregun. Ai theksoi se Ballkani i Hapur krijon hapësira për të gjithë dhe zgjeron frymëmarrjen ekonomike.

”Është shumë për të qeshur dhe për të qarë kur Ballkanin e Hapur, e trajtojnë si një instrument që do marri Serbia tregun. Por, po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu. Pavarësisht gjithë pengesave, problemeve dhe gjithë marrëdhënieve që janë dhe në këtë rast përgjegjësia është në anën e Serbisë, praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu.

Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare. Sa më mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin politik”, tha Rama.