Video/ Rama e fton e kryeministren e Finlandës për pushime në Shqipëri me të bijën dhe “bashkëvuajtësin e saj”

E Martë 21 Qershor 2022, 12:43
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministren finlandeze e ka ftuar atë për pushime me të bijën dhe bashkëshortin e saj.
Gjatë fjalës mbyllëse kryeministri u shpreh: Në fund fare kam dëshirën t’i uroj kryeministres çdo të mirë. Kur erdhi më tha ’koha është shumë e bukur’, shpresoj që vizita edhe pse e shkurtër do ta bëj kryeministren të vij përsëri, pse jo me vajzën e vogël edhe me “bashkëvuajtësin”.