Politikë

Rama falenderon me thënien e Profetit Muhamed, Erdogan dhe ministrat e tij

Rama falenderon me thënien e Profetit Muhamed, Erdogan dhe ministrat e tij

Rama ka falenderuar presidentin Erdogan në fillim të konferencës për shtyp, për garishmërinë pas tërmetit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për ne dhe patjetër është dhe një ditë e bukur siç është në fakt çdo ditë kur hapim dyert për të pritur miqtë nga vendi juaj dhe po ashtu sot është një ditë shumë e veçantë sepse kemi qenë së bashku në kurorëzimi ne një përpjekje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore, dashamirëse për të mbështetur rilindjen e një komuniteti, aty ku tërmeti goditi shumë fort dhe ku sot 522 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin përpara se tërmeti t’i linte pa shtëpi. Dua ta falënderoj presidentin që u gjend pranë nesh qysh sekondën e parë pas goditjes së parë pas tërmetit, që u angazhuar publikisht i pari dhe me një angazhim shumë konkret dhe që e mbajti fjalën, por kjo e fundit nuk përbën lajm kur është fjala për Erdogan sepse atë që thotë ai e bën. Patjetër do falënderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme bujare dhe jo të lehtë. Mbase ndokush mund të mendojë se po teproj me falënderime, por siç thotë Profeti Muhamed, Paqja e Zotit qoftë mbi të, kush nuk i falënderon njerëzit nuk ka falënderuar Zotin. Dhe për këtë vepër falënderimet nuk janë kurrë të mjaftueshme”, deklaroi Rama.