Politikë

Rama: Hiqni drejtorët që dështuan. Arroganca ndaj qytetarëve s’do lejohet

Rama: Hiqni drejtorët që dështuan. Arroganca ndaj qytetarëve
 
Është zbardhur takimi që zgjati prej 2 orësh në selinë e PS, të kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të PS të qarqeve.

Fokusi i takimit ishte vijimi i takimeve dhe shërbimi ndaj qytetarëve. I prerë është treguar kryeministri për gjithë drejtuesit e PS të institucioneve nëpër qarqe ku ka paralajmëruar zëvendësimin e atyre që kanë dështuar.

'Drejtorët që s’kanë performancë të mirë të zëvendësohen. Të rishikohen ata që kanë dështuar. Nuk do lejohet arroganca e atyre personave ndaj qytetarëve', ka thënë sipas mediave televizive kryeministri Rama.

Ky ishte takimi i tretë që kreu i qeverisë mban me drejtuesit politikë të qrqeve të cilët paraqesin edhe raportet e tyre javore mbi çështje dhe problematika që hasin. Takimi u mbajt në selinë rozë. 

Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë ku synon 74 mandate. Motorët e fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit janë ndezur.