Politikë

Rama i bën një sfidë vetes për mandatin e tretë

Rama i bën një sfidë vetes për mandatin e tretë

Në fjalimin e kryeministrit Rama sot nuk mund të mungonte një sfidë e re, por këtë herë nuk e kishte për Partinë Socialiste, por për veten e tij.

"Ky do të jetë mandati i fjalimeve të mia më të shkurtra, por kjo është sfidë më vete". Kështu u shpreh Rama teksa mbylli fjalën e tij, jo shumë të gjatë në fakt, ose të paktën jo sa ç'jemi mësuar me të, në Kongresin e Partisë Socialiste.

*Tiranapost.al