Politikë

Rama i kujton Metës futbollistin afrikan që i dha nënshtetësinë: Të dy i kanë bërë gol me kokë drejtësisë! Reagon zëdhënësi i Presidentit

Rama i kujton Metës futbollistin afrikan që i dha

Vijojnë replikat mes kyeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Pasi Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Tëitter teksa përmend futbollistin afrikan Ëinnful Essua Joseph Cobbina, i cili siç thotë Rama ka qenë marrë i pandehur nga Prokuroria në kohën kur Presidenti Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare.

Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se maxhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar kodin.

Rama në Twitter:
"Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!"

Pas postimit të Ramës, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushi në lidhje me dhënien e nënshtetësisë ndaj futbollistit afrikan të FK Tirana. Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi akuzon kryeministrin si frymëzues dhe autor të sulmeve antikombëtare që i bëhen këtij ekipi.

Statusi i plotë i Blushit:

"Nuk kishim asnjë dyshim!

Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si "terroristë".

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për "terroristin" bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!"