Politikë

Rama i përgjigjet Bashës për ndryshimet kushtetuese: Ulemi që nesër në tryezë për konsensus 100%, pa dëngla kërcënuese

Rama i përgjigjet Bashës për ndryshimet kushtetuese: Ulemi

Kryeminsitri Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës dhe opozitës të cilët akuzuan se ndryshimet e 'njëanshme' kushtetuese me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicione të miratuara me 106 vota në Kuvend, shërbejnë për interesat e partisë në pushtet dhe vetë Ramës.

Nga Twitteri Rama fton opozitën që të vijojnë punën, duke thënë se konsensusi 100% është i mirëseardhur edhe për hapjen e listave 100 %. Ndëra ka paralajmëruar se ksuh nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vnedimmarrjes.

Më tej, kryeminsitri thotë se asnjë pakicë nuk merr dot peng shumicën kushtetuese.

Reagimi i plotë i Ramës:

S'ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s'e merr dot peng shumicën kushtetuese tnë këtë proces - vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë.

Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t'i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese!

LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s'janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për

1)Hapjen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s'na pengon t'i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t'u pijnë lëngun siç ua pinë mandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor!

2)Formulën e grupimit të partive para zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar e përzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar se po nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinë duarlidhur!

Rama i përgjigjet Bashës për ndryshimet kushtetuese: Ulemi