Politikë

Rama i përgjigjet Metës: Do vazhdojnë të më përgojojnë, por mua aq më bën!

Rama i përgjigjet Metës: Do vazhdojnë të më

Kryeministri Rama i është përgjigjur presidentit Meta i cili sot duke përkujtuar ditëlindjen e At Gjergj Fishtës, publikoi rreshtat e një poezie të cituar dhe më herët në deklaratë, si një sulm për maxhorancën e kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri ka postuar në Instagram një foto me shqiponjën nga koleksioni i Fan Nolit, ku mban mbishkrimin e përzgjedhur: “FLASIN KEQ E DO VAZHDOJNË TË MË PËRGOJOJNË, PO MUA AQ MË BËN." 

Rama i përgjigjet Metës: Do vazhdojnë të më

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

Kjo shqiponjë, pjesë e koleksionit të Fan Nolit, ekspozuar aktualisht në sallën qendrore të Qendrës për Hapje e Dialog, mban mbishkrimin e përzgjedhur nga vetë Imzoti i Madh i Shqiptarisë: "FLASIN KEQ E DO VAZHDOJNË TË MË PËRGOJOJNË, PO MUA AQ MË BËN."

Jam shumë dakord?