Politikë

Rama i përgjigjet PD: Se bëjnë deklarata që kam frikë kur shoh masivitet në fushatë

Rama i përgjigjet PD: Se bëjnë deklarata që kam frikë

Kryeministri Rama i përgjigjet PD-së, ku në çdo reagim të tij se opozita nuk po respekton masat anti-Covid me grumbuj militantësh, PD shprehet se ai ka frikë nga ‘uragani’ me njerëz që do bëjë kthesën më 25 Prill. Rama tha se frika e tij e vetme është që ata që grumbullohen të mos përfundojnë pas tre javësh në spitale.

Edi Rama:

Bëjnë deklarata se Edi Rama ka frikë kur shikon këto shfaqje masiviteti që tregon se ka uragan, uragani i ‘Moc Rrokut’. Unë kam frikë nga infektimi, disa prej tyre fatkeqësisht janë infektuar, por dy a tre javë i duhen armikut të padukshëm që të kapë fytyrin e të marrë frymën, e të çojë në spital, uroj me zemër sinqerisht që mos tu ndodhë. Por frikë tjetër s’kam as unë e askush, se është shumë e qartë ajo që po vjen më 25 Prill. Është shumë e qartë, ne jemi shumica dhe do të jemi shumica. Dhe jo sepse jemi të rënë nga qielli , të pagabueshëm, as kemi bërë çdo gjë që kemi dashur të bëjmë por sepse ne përpiqemi, ne luftojmë ne nuk flemë gjumë, ne nuk ndalojmë. Kemi arritur të fusim çdo sektor në drejtimin e duhur dhe të bëjmë të mundur një kthesë të madhe që vazhdon të ndajë Shqipërinë nga rrumpalla. Ku krahasohet Fieri sot me dje? Por ka akoma plot pika ku duhet të ndërhyjmë dhe për këtë arsye jemi këtu e na duhet mandati i tretë. Prandaj insistojmë të vazhdojmë para.

*Tiranapost.al.