Rama inkurajon Kosovën pas një marrëveshje me Serbinë për energjinë: Kjo është rruga e duhur. Të tjerat humbje kohe

E Martë 21 Qershor 2022, 16:36
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama, pas firmosjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Energjinë , ka inkurajuar Kosovën me një mesazh në Tëiiter.
Rama shkruan se kjo është rruga e duhur dhe të tjerat janë “rrena”.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”
Kujtojmë se ditën e sotme Kosova dhe Serbia nënshkruan për energjinë, në Bruksel.