Politikë

Rama inspekton rindërtimet në Vorë: 404 familjet që humbën banesat më 26 nëntor do të kthehen në shtëpi

Rama inspekton rindërtimet në Vorë: 404 familjet që

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e rindërtimit në Vorë.

Së bashku me të ka qenë edhe ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se këtë javë do të rrezohen të gjitha pallatet e vlerësuara për tu shembur, për shkak të dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Këtë javë rrëzohen të gjitha pallatet që janë vlerësuar për tu rrëzuar”, tha Ahmetaj, ndërsa shtoi se janë realizuar 50% e punimeve.

Ndërkohë përmes një postimi në “Facebook” Rama shkruan se 404 familje që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qera të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë.

“Në kantierin e Rindërtimit të lagjes së re qendrore të Vorës, ku tanimë është realizuar infrastruktura nëntokësore dhe në kopshtin “Muçaj”, që do të hapë dyert për fëmijët në 26 nëntor

Një hapsirë afro 10 hektarë, është parashikuar qendra e Vorës e cila do të rilindë me standarde e me një pamje krejt të re

404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qera të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat”, shkruan Rama.