Politikë

Rama intervistë për “Financial Times”: Nëse Shqipëria është adoleshente, Brukseli po vuan nga amnezia

Rama intervistë për “Financial Times”: Nëse

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për të përditshmen e mirënjohur “Financial Times” ku mes të tjerash ka komentuar dhe procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Rama e ka cilësuar demokracinë në Shqipëri në fazë “adoleshence”, por ka shtuar se ajo do të arrijë “pjekurinë” brenda një kohë shumë të shkurtër, ndërkohë që duke iu referuar BE-së tha se Unioni vuan nga disa “amnezi” që e bën të harrojë se kush janë dhe cili është qëllimi i ekzistencës së tyre, duke nënvizuar se pa Brukselin bota do të ishte një vend shumë më i keq.

“Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë... Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre. Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa ta bota është një vend shumë më i keq.”- ka thënë mes të tjerash Rama përgjatë intervistës me FT.

Tiranapost.al