Politikë

Statusi ironik i Ramës: Iliri makinist, Basha pasagjer VIP! Replikon Presidenti dhe kreu i PD-së

Statusi ironik i Ramës: Iliri makinist, Basha pasagjer VIP! Replikon

Që prej të martës ‘plani me 5 pika i opozitës’ ka nxitur replika mes kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Rama, ku prej komenteve të tyre doli dhe shprehja se ishte shalqi me provë, por sot në këtë 'valle' ka hyrë edhe Presidenti Meta. 

Nga Durrësi Basha i bëri sot sërish ftesë Ramës që të zbatojë planin me 5 pika për daljen nga kriza, ndërsa përgjigja e kreut të qeverisë lidhur me këtë deklaratë erdhi përmes një statusi në ‘Twitter’, ku Rama ironizon:

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Pas komentit të tij, Basha reagoi me një postim po në rrjetin social:

Statusi ironik i Ramës: Iliri makinist, Basha pasagjer VIP! Replikon

Ndërsa Meta reagoi në Facebook, duke e cilësuar Ramën 'profeti i kokoshkave':

Statusi ironik i Ramës: Iliri makinist, Basha pasagjer VIP! Replikon

Më herët sot për mediat, kreu i PD-së u shpreh:

“Sot dikush ka përgjegjësi t’i përgjigjet njerëzve nuk mund të mjaftohet me konferenca për shtyp dhe sulme bjate ndaj opozitës, por ka për detyrë t’i tregojë njerëzve çfarë plani ka se kriza ka filluar të kafshojë prapë. Ftesa që kam sot është jepni fund propagandës, mos u merreni me opozitën, por merrni planin tonë me 5 pika dhe filloni e zbatojeni”.