Rama iu përgjigjet akuzave për rritjen e pagave: Është e ndaluar për zgjedhjet e përgjithshme, jo lokalet
E Mërkurë 29 Mars 2023, 19:56
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave se po rrit pagat para zgjedhjeve për fushatë. Në një postim në Twitter, Rama shpjegon se neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve është për zgjedhjet e përgjithshme, jo ato lokale.
'Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimi të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj.'- shkruan Rama.