Politikë

Rama: Bordi i Transparencës është komunist në kohë normale, ndërsa në kohë krize është i nevojshëm

Rama: Bordi i Transparencës është komunist në kohë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend i është përgjigjur opozitës duke u shprehur se Bordi i transparencës, që vendos çmimet e karburanteve është komunist, por në këto kushte është shumë i nevojshëm. Rama theksoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmime pasi është ekonomi e tregut të lirë dhe prandaj vendoset thjesht një çmim tavan që nuk mund të kalohet.

“Dje ra qeveria në Bullgari. Njëra ishte për pengmarrjen e Maqedonisë për integrimin. E dyta ishte se Bullgraia nuk ka më lek. Kjo ishte pjesa e dytë e fjalisë. E pra, situata është kudo dramatike. Nëse doni politikë këtu, bëjeni por nëse doni kontibut hajde bëjeni. Ama mos thuaj që ne vëmë tavan çmimin më të lartë. Ne nuk vëmë tavan të lartë tek karburanti. Vihet një tavan mbi të cilin nuk mund të shkojë. Gjithkush mund të vendos për më pak. Ne nuk jemi komunizëm por ekonomi tregu. Kemi një bord komunist. 100% Bord Komunist. Është shumë jashtë normale. Por na duhet”, u shpreh Rama.