Politikë

Rama: Kemi siguruar edhe 50.000 vaksina të kompanisë AstraZeneca

Rama: Kemi siguruar edhe 50.000 vaksina të kompanisë AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka lajmëruar se qeveria ka siguruar marrjen e 50.000 dozave të tjera të vaksinës të kompanisë AstraZeneca nga një institut indian ndërkohë që përgjatë muajit prill do të vijnë edhe 22 mijë doza të kompanisë amerikane Pfizer që do të përdoren për vaksinimin universal.

“Ne kemi arritur të sigurojmë sërish rreth 22 mijë doza Pfizer në prill dhe më duket se janë të ndara në tre transhe çdo javë. Jemi duke përfunduar një negociatë me BE që më në fund falë angazhimit të presidentes së komisionit dhe komisionerit Varhelyi ka siguruar një sasi prej 600-651 mijë dhe aty ne po punojmë për kontratën, duhet të jetë lidhur dhe do të nisë edhe aty një sasi që do të ndahet në mënyrë të barabartë, besoj do kemi edhe aty rreth 100 mijë. Ndërkohë kemi marrë nga një institut i Indisë që prodhon Astrazeneca, për 50 mijë, këtë po e merrni ju si lajm ekskluziv dhe kjo është lufta nga Amerika në Turqi, nga Emiratet në Indi.”- ka thënë mes të tjerash Rama për gazetaren Nisida Tufa.

Tiranapost.al