Politikë

Rama: Kemi vendosur të mbështesim hapjen e listave, e duan qytetarët

Rama: Kemi vendosur të mbështesim hapjen e listave, e duan

"Është momenti për të deklaruar një qëndrim të formësuar pas një procesi të gjatë dhe të vonuar për hir të së vërtetës për reformën zgjedhore. Arsyet e vonesave ju i dini dhe kur në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjithave rregullave qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentare, qoftë edhe nisma e opozitës parlamentare".

Këtë tha kryeministri Rama nga kryesia e Kuvendit ku po diskutohet për reformën Zgjedhore. Drafti i Reformës Zgjedhore pritet të diskutohet me datë 23 korrik në një seancë parlamentare dhe më pas do të votohet.

Nga opozita parlamentare janë 6 deputetë që kanë shprehur hapur se do e votojnë marrëveshjen për Zgjedhoren, dhe tashmë maxhorancës i ka mbetur një votë për tu miratuar.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, kreu i grupit parlamentar të PS tha se në parim ka dakordësi.

-Kryeministri Rama: Mbështesim hapje të listave.

Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave dhe ti japim mundësi çdoi zgjedhësi të zgjedhë subjektin politik dhe të shprehë preferencën e tij, për deputetin e deputeten të përfshirë në listën e subjektit, është një vendim që reflekton bidnjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një masë shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice a pakice qeverisëse dhe siç e tha dhe Taulanti përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe por edhe për mua personalisht si kryetar partie që në këtë rast duhet tu jap të gjithëve jo me fjalë po me fakt mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioritet komuniteti im por që PS të reflektojë shoqërinë dhe interest në ambiciet e shoqërisë.

-Administrata Zgjedhore e depolitizuar u pengua nga PD

E di shumë mirë që kanë sekëlldi dhe po ashtu ka përpjekje që kjo të tregohet sikur është shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit por fakti është se marrëveshja e 5 qershorit ne kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe veten për hir të së vërtetës sepse ambicia jonë që përkon me nevojën e publikuar dhe interesin e përgjithshëm të endit ka qenë shprehur dhe nga unë: depolitizimi i administratës zgjedhore, rekomanduar nga OSBE. Nuk ka ndodhur sepse e kundërshtonte deri në fund PD dhe grupi që përfaqëson dhe përderisa vendosmëria jonë ishte që ti jepnim mudnësi reale përfshirjes së opozitës jashtë në proces dhe të lehtësojmë me aq sa mundeshim barrën e frikës dhe paragjykimeve të PD vendosëm të bëjmë një ndryshim që është ndryshimi më i madh për një forcë politike që ka shumicën dhe që shkel mbi veten në këtë rast.