Politikë

Rama: Korsi të shpejtë për BE. Përgjigja e Draghit jo dhe aq e shpejtë

Rama: Korsi të shpejtë për BE. Përgjigja e Draghit jo dhe aq

Kryeministri Italian Mario Draghi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama ka shprehur mbështjetje për Shqipërinë duke theksuar hyrja e Shqipërisë në BE nuk do të ndodhë vetëm, por duhet konsideruar dhe hyrja e vendeve të tjera të Balllkanit Perëndimor. Gjithashtu Draghi tha se Italia nuk do të ketë asnjë ndikim në këtë proces.

"Italia është pranë Shqipërisë në çdo gjë për sa i përket politikës së saj të Jashtme. Italia është afër dhe duke ndjekur përshtjatjen e standardeve shqiptare për sa i përket hyrjes së Shqipërisë në Baskimin Europian dhe do të vazhdojë ta bejë dhe e ka bërë edhe kohët e fundit. Kjo është e rëndësishme ashtu si për Italinë edhe për Shqipërinë, por edhe për stabilitetin në Ballkan, sepse procesi i Shqipërisë për hyrjen në BE nuk do të ndodhte vetëm, por duke konsideruar dhe hyrjen e vendeve të tjera të Ballkanit. Unë vetëm mund të them që Italia do ti japë një mbështetje të bindur dhe të plotë shqipërisë. Intergrimi inë Bashkimin Europian nuk është diçka që varet nga shkaqe rrethanore, është e shkruar në të ardhmen e bashkimit, Italia nuk mendon se duhet të ndikojë ne këtë proces", tha Draghi.

Tiranapost.al