Politikë

Rama: Kush voton 6-ën, merr 9-ën dhe të dy marrin 69-ën dhe Derrin maç, Saliu poshtë Iliri lart

Rama: Kush voton 6-ën, merr 9-ën dhe të dy marrin 69-ën dhe

Kryeministri Edi Rama përgjatë takimit elektoral të mbajtur në qytetin e Gjirokastrës ka ironizuar numrin rendon në listën e zgjedhjeve të 25 Prillit të PD dhe LSI.

Rama ka nxjerrë një letër ku ishte i shkruajtur numri 6 (numri i LSI në fletën e votimit) dhe duke e kthyer përmbys tregoi sesi ky numër mund të duket edhe si 9 (numri i PD në fletën e votimit). Ndërkohë që duke i bashkuar të dy numrat ai ka treguar numrin 69 që e cilësoi “numrin e djallit”.

“Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke. More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim.

Fallxhorja më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po c’lidhje ka shorti. Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Sali lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”,- ka thënë mes të tjerash Rama.

Tiranapost.al