Politikë

Rama, me Presidentin e Izraelit: Shqipëria, mbështetëse e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve

Rama, me Presidentin e Izraelit: Shqipëria, mbështetëse e
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë, Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. Në konferencën për shtyp Rama u shpreh se ajo që po ndodh në Gaza duhet të marrë fund sa më shpejt dhe shtoi se Shqipëria është mbështetëse e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve.


“Jemi shumë të vetëdijshëm se ajo që po ndodh në Gaza duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër, e dimë që kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Shqipëria ka qenë mbështetëse e armëpushimit dhe e çdo përpjekjeje të mundshme për të kthyer në shtëpi pengjet dhe për të nisur një proces të ri për të mirën e të gjithë njerëzve. Jam i prirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin dhe të gjithë popujt që jetojnë në atë kënd të botës, e ardhmja do të jetë më e sigurt për Izraelin, në një rajon të paqtë e vizionar. Jemi krahëhapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë në Shqipëri, qoftë turistë apo biznesmenë”, tha Rama.