Politikë

Sapo mbërrin në Ohër Kryeministri takon homologun malazez Dritan Abazoviç

Sapo mbërrin në Ohër Kryeministri takon homologun malazez Dritan

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Ohër, aty ku nesër do të mbahet Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur.

Sapo mbërrin në Ohër Kryeministri takon homologun malazez Dritan

Rama ka publikuar fotot me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ka vendosur për herë të parë që vendi i tij ti bashkohet nismës Open Ballkan, si dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill.

Sapo mbërrin në Ohër Kryeministri takon homologun malazez Dritan

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovi?, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur,” shkruan Rama.


Kryeministria ka publikuar edhe video me pamjet e mbërritjes së Ramës në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me disa prej liderëve që do i bashkohen nesër Samitit.

Në mbrëmje, liderët e Ballkanit realizuan dhe foton familjare në Ohër.

Sapo mbërrin në Ohër Kryeministri takon homologun malazez Dritan

“Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

Axhenda e vizitës së punës së Kryeministrit Edi Rama, në Maqedoninë e Veriut me rastin e pjesëmarrjes në Samitin “Open Balkan”:

E mërkurë, 8 qershor:

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z. Branko Azeski, në 100-vjetorin e dhomës së tyre.