Politikë

Rama merr zemër pas takimit me ambasadoren amerikane: Dakordësi me miqtë ndërkombëtarë për të ecur përpara

Rama merr zemër pas takimit me ambasadoren amerikane: Dakordësi me

Statusi i Edi Ramës në Twitter lidhet edhe me bisedën që pati me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në njoftimin e  ambasadës nuk përmendej teatri dhe nuk jepeshin mesazhe të asnjë natyre me asnjë lloj ngjyrese, u theksua vetëm çuarja para e reformës zgjedhore.

Mesazhi nga Ambasada amerikane: 

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”.

Pas këtij momenti pak orë më vonë, kryeministri Rama shkroi në Twitter:

Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës.

iseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Rama merr zemër pas takimit me ambasadoren amerikane: Dakordësi me

Ndërsa Lulzim Basha reagoi pak minuta pas tij:

Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët.

Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën!

Rama merr zemër pas takimit me ambasadoren amerikane: Dakordësi me

Por duket se amerikanët, dhe një pjesë e mirë e ndërkombëtarëve po mbështesin kryeministrin.