Politikë

Rama-Metës: S'më ke sjellë platformë, mblidhemi urgjent me ndërkombëtarët në tavolinë me karta të hapura

Rama-Metës: S'më ke sjellë platformë, mblidhemi urgjent

Shembja e Teatrit, reforma zgjedhore reforma në drejtësi dhe deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehte për të vrarë drejtësinë e re, duket se kanë shtuar tensionet mes palëve politike, dhe rikthimin e tensionit Rama-Meta. Në kohën e pandemisë kur u vu re një bashkëpunim mes të dyve, ditët e fundit janë përplasur për së largu.

Presidenti Meta sot prezantoi një platformë me disa pika që bazohej tek integrimi dhe bazuar tek kushtet e BE-së. Ai tha se ia ka dorëzuar Ramës, por ky i fundit tha se nuk ka marrë asnjë plaformë të tillë.

Reagimi i plotë i Edi Ramës: 

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s'ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Meta deklaroi pas tij pak minuta më vonë. Ai shkruan se Rama gënjen: 

Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.
Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt. 

Kryeministri Rama i përgjigjet sërsh: 

Që unë s'gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s'di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t'i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit

 

Rama-Metës: S'më ke sjellë platformë, mblidhemi urgjent

Mbrëmë Rama deklaroi në emision se  'shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që do të bëhet partia e Metës’. 

Por Meta e hodhi poshtë sot duke thënë: 

Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë parti. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon reformen dhe me zgjedhje të lira e të ndershme, janë të gjithë të mirëpritur se diktatura ka trokitur e mos e merrni me shkaka të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre.