Politikë

Rama-naftëtarëve: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedoj me ju

Rama-naftëtarëve: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedoj me

Në ditën e 22-të të grevës së naftëtarëve të Ballshit, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një statusi në Tëitter Rama i kërkon naftëtarëve të ndërpresin grevën dhe të bisedojnë për këtë “hall të përbashkët” siç e quan ai.  

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, shkruan Rama.

Në një tjetër status kryeministri i përsërit naftëtarëve të Ballshit  se greva e tyre është e panevojshme pasi qeveria dhe kryeministri është me ta.

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan” kryeministri.