Politikë

Ballkani i Hapur, nxitje ndaj Serbisë të harmonizohet me sanksionet e BE ndaj Moskës

Ballkani i Hapur, nxitje ndaj Serbisë të harmonizohet me sanksionet e

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Holandë, në një Konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Mark Rutte ka deklaruar se Ballkani i Hapur ka ndihmuar për të nxitur Serbinë të harmonizohet me sanksionet e BE ndaj Moskës.

Ballkani i Hapur, nxitje ndaj Serbisë të harmonizohet me sanksionet e

“Lidhur me Ballkanin e Hapur, - kam folur me Markun dhe me udhëheqës të tjerë, diçka që e kam thënë edhe publikisht, - po, Ballkani është pjesa më e cenueshme e zinxhirit që mund të preket dhe largqoftë të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në anën lindore. Pse? Sepse Rusia ka një influencë të qartë brenda. Ka disa lidhje tradicionale ndaj unë besoj që duhet ta marrim Serbinë me ne e të mos e lëmë të shkojë nga ana tjetër. Kështu që Ballkani i Hapur ka ndihmuar e po kështu edhe qëndrimi për t’i thënë gjërat, e për të nxitur Serbinë të bëhet pjesë e të harmonizohet me sanksionet, por nga ana tjetër të kuptohet që ka nevojë për kohë dhe ky është qëndrimi i duhur. Unë e falenderoj Markun edhe për faktin që theksoi një aspekt dhe do ta përmbyll këtu. Ballkani i Hapur ka të bëjë edhe me krijimin brenda rajonit të një hapësire funksionale të BE-së me katër liritë funksionale të lëvizjes së njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, që është një hapësirë paqeje. Ndaj kjo do të na ndihmojë të jemi, të shihemi e të konsiderohemi po kështu si vende më të pjekura për tu bashkuar me BE-në kur të vijë koha,” u shpreh Rama.

Ballkani i Hapur, nxitje ndaj Serbisë të harmonizohet me sanksionet e

Kryeministri holandez Rutte, u shpreh se roli i Kryeministrit Rama në Ballkan i ka shërbyer stabilitetit.

“Për nismën Ballkani i Hapur, gjithçka që mund të bëhet dhe Edi Rama është një nga udhëheqësit më me përvojë në rajon dhe e kemi diskutuar gjatë se çfarë po ndodh në rajon, por po kështu edhe brishtësinë ndonjëherë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, mendoj se nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara, është tejet pozitive. Unë do të përgëzoja dhe do të rekomandoja çdo lloj ëatforme që bën vendet të diskutojë si diçka pozitive dhe kjo është mënyra për shumë vende të Ballkanit Perëndimor që të diskutojnë çështje të interesit të përbashkët dhe mendoj që ideja është për të ecur në një zonë të lirë tregtare midis vendeve dhe kjo në vetvete do të ndihmojë në mënyrë të jashtëzakonshme për zbatimin e akteve të BE-së dhe kjo ndihmon në mënyrë të jashtëzakonshme kur çelen kapitujt e negociatave. Çka nënkupton që përshpejton procesin e anëtarësimit, por po kështu ndihmon për tu siguruar që tensionet të mos bëhen të papërballueshme. Kjo kërkon lidership, jo se e kam në krah, por po të shihni rajoni për momentin, drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen sot,” tha Rutte, duke uruar kështu kryeministrin Rama edhe për ditëlindjen.