Politikë

Rama në Kiev: Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë

Rama në Kiev: Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende, Kosova i ka dhënë

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Zelensky dhe kryeministrin malazez Abazoviç nga Kievi, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Shqipërisë do t’i vinte keq që Ukraina të marrë me procedurë të përshpejtuar statusin e vendit kandidat.

Rama në Kiev: Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende, Kosova i ka dhënë

Ndërsa theksoi se është e drejta e Ukrainës që të kërkojë statusin e vendit kandidat, Rama solli në vëmendje edhe rastin e Kosovës: “Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat," tha Rama.

Rama në Kiev: Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende, Kosova i ka dhënë

Lexoni përgjgjen e plotë:

- Parlamenti Europian e ka deklaruar që jeni drejt anëtarësimit. Ju keni bërë reforma prej vitesh në vendet tuaja dhe si e shihni këtë rrugë të përshpejtuar për Ukrainën. Po shansin tuaj për anëtarësim në Bashkimin Europian? Do të ketë ndonjë konkurrencë me Ukrainën për këtë anëtarësi dhe si i vlerësoni shanset që ka Ukraina për tu anëtarësuar?

Kryeministri Edi Rama: Kjo pyetje nuk do të më drejtohet mua së paku sepse jemi këtu për të mbështetur nevojën dhe kërkesën e Ukrainës për të marrë statusin kandidat. Nuk dua që tu jap njerëzve që mund të na shohin tani, që mund të na dëgjojnë tani, përshtypjen që kjo është diçka pavlerë sepse nuk është kështu. Statusi kandidat është një njohje e rëndësishme e asaj se ku ti përket dhe Ukraina i përket bashkësisë europiane të vlerave e parimeve që të gjithë bashkëndajmë. Është e drejta e Ukrainës të kërkojë të jetë pjesë e tij dhe ne besojmë, unë besoj se është detyra e Europës që tu përgjigjet këtyre kërkesave.

Ndërkohë më duhet të jem i sinqertë me ju dhe me dëgjuesit. Mund të marrësh statusin kandidat dhe të nesërmen dielli nuk lind më herët. Jeta do të vazhdojë të jetë po aq e vështirë sa është e me shpresë do të përmirësohet falë forcës e qëndresës suaj. Çka do të thotë që është një proces tejet i gjatë. Shumë i gjatë. Kam humbur numrin e sa vite ka që kur Maqedonia e Veriut është bërë kandidate. U bënë shumë vite. Ne, Shqipëria u bëme vend kandidat në 2014 dhe ja ku jemi, ende në pritje për të nisur bisedimet për anëtarësim. Na thonë që e meritojmë t’i nisim qysh prej disa vitesh, por ka diçka që nuk shkon tashmë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut e kështu me radhë.

Megjithatë, nuk e di kur do t’i nisim negociatat për anëtarësim sepse nuk varet nga ne dhe nuk varet as nga Bashkimi Europian në këtë moment. Nëse edhe në këtë Këshill Europian nuk do të jenë në gjendje që ta zhbllokojnë Maqedoninë e Veriut për shkak të Bullgarisë, do të kërkojmë që të ndahemi e që të vijojmë më vete. Nuk e di cili do të jetë reagimi, por për ta përmbyllur me pyetjen tuaj, jemi këtu thjesht për t’i thënë jo vetëm mikut tonë të dashur presidentit Zelensky, por gjithkujt publikisht që nuk kemi asnjë problem në qoftë se BE-ja i jep statusin kandidat Ukrainës. Askush nuk duhet të thotë kësisoj që “jo se po tja japim Ukrainës, këta të tjerët që po presin do të fillojnë të bëhen nervozë”. Jo! Nuk do të bëhemi nervozë! Përkundrazi, do të jemi të lumtur për Bashkimin Europian sepse do të bëjë diçka shumë të dobishme për veten gjithashtu, për veten, jo vetëm për Ukrainën, por për veten e tij.

Kështu që nuk e di se sa mund të dëgjohet zëri ynë në këtë drejtim, por ajo cka mund të bëjmë është ta themi. Më lejoni të them dicka që ende nuk munda ta flas me Presidentin, por do t’ia them më vonë; Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, te gjitha ato janë rreshtuar përkrah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marëdhënieve të ndryshme me Rusinë sepse është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë nëse merrni psh Shqipërinë dhe Serbinë apo Malin e Zi dhe Bosnjen, por të gjitha janë në mbështetje. Është dhe një vend i gjashtë që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova, e cila pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bejnë të gjithë me sanksionet dhe mbështetjen e plotë. Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë që këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të asaj çka jemi dhe çka ëprfaqësojmë dhe kjo jo çka është Ukraina dhe çka përfaqëson, por edhe çfarë jemi ne dhe çka përfqësojmë ne.

Unë besoj fort se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ukraina kërkon? Shumë mirë, duhet t’i jepet statusi kandidat dhe populli ukrainas duhet ta dijë tani jo vitin tjetër apo pas dy vjetësh, por tani që në sytë e Bashkimit Europian, e ardhmja e tyre është në familjen e Bashkimit Europian. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton statusi kandidat, asgjë tjetër. Pjesa tjetër jua thashë, do ta ndërtoni ju, askush tjetër nuk do vijë ta ndërtojë ne vendin tuaj.