Rama në Lezhë: Ishte një nga garat më të forta, por njerëzit vlerësuan punën


Kryeministri Rama, gjatë takimit në Lezhë me këshilltarët e zgjedhur socialistë në zgjedhjet e 14 majit tha se gara në këtë bashki ka qenë e fortë, por qytetarët në fund zgjodhën punën dhe jo fjalët duke i besuar Partisë Socialiste.
“Për hir të së vërtetës ka qenë një nga betejat e vështira edhe ka qenë një nga ato 11 betejat e hapura, që deri në fund unë e kisha me merak. Kjo është një zonë aspak e lehtë, por kisha atë ndjesinë që ne të paktën këtu kemi bërë atë çfarë kemi mundur, jo sa kemi dashur. Më mbante besimi se njerëzit do ta vlerësonin këtë gjë dhe kështu ndodhi dhe për hir të së vërtetës ishte fitore që kaloi parashikimet. Unë thosha do jetë e ngushtë, por u punua shumë në fushatë, u bë organizim shumë i mirë. Këtu kemi organizim të mirë të degës së PS dhe na ka shpërblyer puna”, tha kryeministri Edi Rama.