Politikë

Rama në Skrapar/ Ilir Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz: Sikur flota e 6-shtë amerikane të vijë t'i drejtojë tytat nga shtëpia ime reforma nuk kalon

Rama në Skrapar/ Ilir Meta më ka thënë duke parë detin

Kryeministri Rama nga Skrapari, 'i presidentit Ilir Meta' ka zbuluar për herë të parë bisedën që pasur me Metën për Reformën në Drejtësi, që sipas kryeministrit pengimi nga ana e tij solli dhe krisjen e marrëdhënieve mes tyre.

Edi Rama tregoi bisedën që kanë bërë në Lalëz"

"Në atë qeveri bashkë me LSI-në punova me Nasipin (Nasip Naçon) që më parë nuk e njihja. Koha deshi që në atë qeveri të ndërmernim reformën më të vështirë. Kur paketa e reformës mori trajtën përfundimtare filloi krisja dhe unë i jam shumë mirënjohës Nasipit, i cili në asnjë moment nuk e reflektoi në punën e tij si minitër krisjen që ndërkohë kishte filluar mes meje dhe Metës.

Ilir Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, e shikon tha detin, po i thashë: Sikur flota e 6-shtë amerikane të vijë t'i drejtojë gjithë tytat nga shtëpia ime ajo reformë nuk kalon. Unë i thashë: Flota nuk do vijë e ti në fund do e votosh reformën, prandaj më mirë bëhu pjesë e mos shit dengla lart e poshtë e mos e identifiko që je problemi, ose ose do identifikohesh dhe do shkosh ta votosh. Nuk pati nevojë për flota, se Iliri kur i nxehet gjaku imagjinon flota ushtarake, aeroplane që vijnë për të sulmuar dhe ju e mbani mend. Ka qenë ditë e shënuar në historinë e demokracisë. Reforma kaloi".

*Tiranapost.al.