Politikë

Rama: Autori i Kavajës militant i PD por PD s’ka faj për ngjarjen. Lulëzim boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman

Rama: Autori i Kavajës militant i PD por PD s’ka faj për

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në twitter për ngjarjen në Kavajë, pak minuta pas rrëfimit të vetë autorit të plagosjes në Kavajë, Ndriçim Jonuzi. Rama shkruan se është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s'ka asnjë motiv politik: Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD.

Edi Rama:

Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s'ka asnjë motiv politik!Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s'ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!

Rama: Autori i Kavajës militant i PD por PD s’ka faj për

Pas postimit të kryeministrit ka reaguar PD duke publikuar edhe një foto me pretendimin se sulmuesit e djeshëm janë njerëz nga PS.

PD: Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!

Rama: Autori i Kavajës militant i PD por PD s’ka faj për

*Tiranapost.al