Politikë

Rama nga Berati: Nuk merrem me Bashën, ai është “i katërti në bronz”

Rama nga Berati: Nuk merrem me Bashën, ai është “i

Kryeministri Edi Rama nga një takim elektoral në qytetin e Beratit ka ironizuar komentet e kreut të PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se nuk do të merrej me deklaratat e Ramës “që merret me të dhe me batuta”.

Kryeministri ka thënë se nuk merret me Bashën, pasi ai nuk është lider, por i katërti pas Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe ka ironizuar me programin e PD.

“I katërti në bronz (Basha) thotë Edi Rama merret me mua. Po me kë të merrem! E dëgjuat ça tha: “Unë iu them njerëzve që mos m’u afroni, po ata duan”. Unë iu them; mbani maska, por ata duan të përqafohen me COVI-in”. Po si merret drejtimi i vendit me këtë nivel papërgjegjshmëri, me këtë nivel karakteri. Si mundet?! Mbrojtja e jetës është e para. Ç’na duhet vota, apo rezultati i zgjedhjeve, për të plagosur njerëz apo për të humbur njerëz. Ai që do të marr drejtimin e vendit thotë; “Edi Rama ka frikë nga uragani i përballjes”. Cilit uragan ai i të shkuarit për lesh?! Po, unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve, dëmin e të tjerëve që s’janë aty fare. Mund të marrë jetën e atyre që nuk janë aty, sepse ora e tyre aty ka mbetur. Nuk është rastësi që kur ata drejtonin Tiranë, ngeli sahati i Tiranës. Nuk punonte. Shkoi në Cërrik, dhe kishte mbetur sahati. Ishte një nga ata. Ata kanë po atë orë. “Votoni për PD” thotë në Kukës se do të hiqet truan. Cili tra? E të fillojë prapë nga e para. Rëni e gurëve, thyerja e qafës, dhe rrëshqitja e makinave nga bora. Ne nuk mund të rrimë pa folur. S’jemi këtu në paradë bukurie. Ata janë nisur në dasmë. Ne jemi në ndeshje, midis zgjedhje të ndryshme për njerëzit. Jo po të rrimë të bërtasim; Rama ik! Po pse? Për çfarë arsye? Se nuk të mundim dot. ‘Rama ik’ se nuk të mundim dot. Mirë një fëmijë që mund të thotë; “Rama ik!’ po këta, gjithë këta burra. Po kur thonë; kemi program serioz! Po kanë program; do ulim prodhimin e qumështit të rrisim të djathit. Si rritet? Me sapun.”,- ka thënë mes të tjerash Rama nga Berati.

Tiranapost.al