Politikë

Rama nga Elbasani: Gabimi që bëjnë të rinjtë kur mendojnë për politikën

Rama nga Elbasani: Gabimi që bëjnë të rinjtë kur

Nga prezantimi i platformës për të ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e PS përmes një aplikimi në adresën: https://deputetiqeduam.ps.al/, kryeministri Rama tha se të rinjtë bëjnë një gabim të thjeshtë por edhe të madh kur mendojnë se politika është e keqe në vetvete. Rama vlerësoi dhe ministren e re të Arsimit Evis Kushin duke e cilësuar si një shembull kuptimplotë të ambicies dhe vullnetit të PS për ta vendosur politikën në duar të mira:

Edi Rama:

Shumë njerëz kryesisht të rinj bëjnë një gabim shumë të thjeshtëpor edhe të madh kur mendojnë që politika është e keqe në vetvete, kur mendojnë që politikës i duhet qëndruar larg, që politika nuk është për njerëzit me ideale, ide, ambicie dhe me dëshira të sinqerta por është për një kategori njerëzish që për përkufizim janë të gabuar.

Në fakt e kundërta është e vërtetë dhe është qysh në orgjinën e politikës, politika ka lindur pikërisht nga nevoja e njerëzve pë të bërë së bashku gjëra të cilat vetëm nuk i bëjmë, dot, politka kka lindur nga nevoja e nejrëzve për t gjitnur ptë përpjektën e papmbarimta drejt përmirësimit të pandalshëm të kushteve të jetës së tyre, nëse do e parafytyronim ça do ishte shoqëria njerëzore pa politkën do duhet të ktheheshim shumë mbrapa kur njerëzit ishin në gjendje natyrale. Si mund të kishte shtet pa politikën? Shërbime pa politikën? Arsim? Arsimim? Shkolla? Universitete? Si mund të kishte spitale pa politikën dhe si mund të kishin lindur SHBA-të apo BE dy projektet më të jashtëzakonshme të krijuara nga imagjinata dhe ambicia njerëzore dhe shoqërore, s'do kishin lindur dot. Natyrisht që politika mund të bëjë keq dhe shumë keq nëse bie në duar të këqija dhe arsyeja pse gabojmë ose gabojnë kur shohim politikën për ti qëndruar larg është se sa më larg i qëndrojnë nejrëzit e zakonshëm politikës, ne aq më pak duar politka mbetet, në sa ma më pak mbetet, aq më e rrezikuar mbetet që të marrë kahun e të keqes, të të gabuar.

Dhe pashë më parë Evisin teksa fliste, mu kujtua koha kur e kam takuar dhe ftuar që të përfshihej në skuadrën tonë, fillimisht ishte e shokuar dhe refuzuese, sepse kishte të njëjtën ndjenjë vështirësie dhe pasigurie dhe mosbesimi se të futesh në politikë si deputet apo deputete është diçka e mirë për ty për familjen për komunitetin për vendin. Dhe më është dashur në fakt jo pak durim për ta bindur ashtu sikur dhe me të tjerë që sot janë me eksperiencë, pozicione me përgjegjësi të mëdha, dhe në fakt jam krenar se kur kthej kokën mbrapa dhe bëj një bilanc të thjeshtë, ka ndodhur një ndrysh i madh që për fat të keq është mohuar, refuzuar të vihet, të lihet të shihet nga ajo pjesë e mjedisit tonë por edhe nga ajo pjesë e mënyrës të menduarit si pjesë e angazhuar në debatin shoqëror që është e pritrut të stërzmadhojë të keqen dhe ta neglzhojë, ta mohojë të mirën.

-Platforma u prezantua sot në Elbasan, vendi i inceneratorit të përpunimit të plehrave që opozita e ka akuzuar si një aferë korruptive të qeverisë.