Politikë

Rama nga kantieri i Aeroportit të Kukësit: Arsyeja pse kam këmbëngulur që të ndërtohet

Rama nga kantieri i Aeroportit të Kukësit: Arsyeja pse kam

Kryeministri Edi Rama ka deklarur sot nga kantieri i Aeroportit të Kukësit se ky investim do ta kthej këtë qytet në pikë turistike. Siç shprehet Rama zhvillimi i turizmit malor ka qenë një ëndërr e kahershme të cilat do të marrin një zhvillim më të madh me ndërtimin e aeroportit.

“Kemi ambicie për të kthyr Kuksin në pikë turistike dhe jo vetëm për ata Kuksianë që do të vijnë nga Londra e do të zbresin këtu. Kush do shaj më shumë do ketë një vend më shumë, por edhe për të tjerë pasi do të ketë linja që nuk i ka Tirana dhe as Prishtina. Do të sjellë 1000 vende pune direkt. Më thonë aeroportet nuk sjellen bukë, aeroportet sjellin me vete shumë aktivitete. 1 euro i investuar në aeroport llogaritet të sjellë 17 euro fitim sepse do të duhet të krijohen edhe kushte të reja për investitorë. Do kenë një sy tjetër për të parë si mund të zhvillohet turizmi malor. Është një ëndërr e kahershme për ta kthyer në resort skish. Po çfarë resortesh mund të bëje vetëm me rrugën e lënë rrugëve që kishim. Një turist i huaj kërkon të mbërrijë në një destinacion për 45 minuta, jo 3 orë e 45 minuta. Kjo është arsyeja pse kam këmbëngulur që të ndërtohet aeroporti i Kukësit. Nëse Shqipëria ka katër aeroporte që ofrojnë mundësi për destinacione të ndryshme atëherë potenciali i Shqipërisë turstike është më i zhvilluar. Ankohen njerëzit me të drejtë se është shtrenjt, po sepse konçensionari nuk ka konkurentë. Sot aeroporti i Tiranës është monopol dhe shteti nuk mund të vej kushte”, tha Rama.

Ndërkohë më herët kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici gjatë fjalës së tij, në prezantimin e platformës “Deputeti që Duam”, theksoi se falë investimeve të qeverisë Rama, qyteti ka marrë pamje të tjetërsuar.

Ai shtoi se punimet ne aeroportin e Kukësit, janë investime që do të ndihmojnë ekonomin familjarë të qytetarëve në Kukës.

“Puna që po bëhet në këtë kantier shihet qartë. Shumë vëllezër nëna  do të shkojnë tek njëri-tjetri me kosto të ulët. Me hapjen e tij 1 mijë familje do të punësohen, por kjo nuk do të jetë vetëm kaq. Ekonomia familjare do të ndryshojë me këtë investim që po bëhet nga qeveria Rama. Po ashtu edhe ndërtimi i spitalit ka marrë formën e duhur për të shkuar drejt fundit”, tha Safet Gjici.