Politikë

Rama nga Tepelena thirrje kontrollorëve të Rinasit: Kthehuni në punë

Rama nga Tepelena thirrje kontrollorëve të Rinasit: Kthehuni në

Nga Tepelena kryeministri Rama u bëri thirrje kontrollorëve të Alb Control të kthehen në punë. Ai tha se situatën nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shtetit, por duke akuzuar dhe Metën me Berishën se kanë frymëzuar grevën tha: I kanë bërë lloagaritë gabim dhe shumë shpejt do e vëmë në kontroll situatën!

Edi Rama:

Kontrollorët e AlbControl që nga ana e tyre kanë përfshirë në operacion dhe të tjerët, u bëj thirrje të kthehen në detyrë një orë e më parë, është e paimagjinueshme që të marrin më pak pagë nga pandemia që nuk ka lidhje me buxhetin e shtetit, e kanë aktualisht 2400 e ca dollarë, nuk pranojnë të punojnë se duan të kenë pagën e plotë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.

Kjo nuk është e mundur dhe këtë nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shtetit, i kanë bërë llogaritë gabim dhe shumë shpejt do e vëmë në kontroll situatën, plani i tyre për ta bllokuar mundësisht deri në zgjedhje dhe duke goditur mu në zemër një aktivitet vital që lidhet me pandeminë do dështojë, mos harroni, ju bëj thirrje shqiptarëve të mos e harrojnë dhe këtë akt, sepse bllokimi i aeroportit në këtë moment por në çdo moment bllokon ardhjen e vaksinave, lëvizjen e qytetarëve, kthimin në Atdhe të atyre që në këto kushte kanë njëmijë aryse të kthehen, por edhet kthimit në Atdhe të atyre që kanë vdekur jashtë. Këta të gjithë nuk janë socialistë, janë socialistë e demokratë më bindje të ndryshme, goditen po njësoj në emër të asaj politike smirzezë dhe historikisht ogurzezë, kjo është e vërteta.

*Tiranapost.al.