Politikë

Rama niset drejt SHBA: S'do lemë gur pa luajtur që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri

Rama niset drejt SHBA: S'do lemë gur pa luajtur që vaksina

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një statusi në rrjetin social "Twitter", Rama shprehet se po punohet që Shqipëria të sigurojë vaksinën kundër COVID-19.

Më tej ai shton se kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës është i domosdoshëm dhe se i shërben arritjes së këtij qëllimi.

Rama niset drejt SHBA: S'do lemë gur pa luajtur që vaksina

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.