Politikë

Rama njofton marrëveshjen me Pfizer për vaksinat kundër Covid dhe sulmon sërish BE-në: La fatin e vaksinimit në Rajon tek marrëveshjet bilaterale

Rama njofton marrëveshjen me Pfizer për vaksinat kundër Covid dhe

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga foltorja e Kuvendit se sapo është firmosur marrëveshja me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza kundër Covid-19.

Po ashtu Rama vijoi edhe kririkat për BE-në duke thënë se “BE e la fatin e vaksinimit të njerëzve në Rajon tek marrëveshja bilaterale”.

“Kuvendi do të votojë për finalizimin e marrëveshjes me Pfizer për sjelljen në Shqipëri të masës së parë të vaksinave. Ne kemi dakordësuar për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme.

Qëllimi ka qenë të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit duke pasur parasysh raportin e sasisë me kalendarin e planit të vaksinimit, çmimi është fiks i panegociueshëm për asnjë nga vendet.

Nga njëra anë ne kemi siguruar me marrëveshjen akses për doza të mëtjeshme në rast se do të gjykohet në vijim. Jemi në negociata qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë dhe një sërë shtetesh të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar nga sa duket edhe pse qoftë edhe në dukje nuk është një proces i lehtë”, deklaroi Rama.