Politikë

Rama njofton telefonatën me Ursula von der Leyen: Po bëjmë gjithçka për shëndetin dhe ekonominë familjare

Rama njofton telefonatën me Ursula von der Leyen: Po bëjmë

Ka pasur diskutime të shumta këto ditë për ndikimin që do ketë në ekonomi situata me koronavirusin, por edhe rreziku i përhapjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama thotë se po punohet për të mos lenë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin dhe për ekonominë familjare dhe kombëtare po ashtu.

Nuk dihet nëse ekonomia është çështja e bisedës mes Edi Ramës dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, por do presim deri në orën 18:30 ku kryeministri do dalë në lidhje live nga shtëpia e tij në Surrel, ku po qëndron për shkak të situatës me virusin, që në Shqipëri ka infektuar 51 persona.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

SOT PASDITE BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN. MË PAS, NË ORËN 18.30, DO T’JU KOMUNIKOJ MESAZHIN TIM TË DREJTËPËRDREJTË!

FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR MIRËKUPTIMIN FANTASTIK DHE ZBATIMIN MBRESËLËNËS TË RREGULLAVE TË LUFTËS, QË ME KËTË UNITET TË FORTË DO TA PËRBALLOJMË ME PATJETËR!

BESIM SE GJITHÇKA PO BËJMË ËSHTË GJËJA E DUHUR, NË ÇDO HAP E ÇDO DITË DHE DURIM, DURIM, DURIM, SEPSE KJO LUFTË NUK DO TË JETË E SHKURTËR DHE S’ËSHTË GJËKUNDI NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, KU PO U “FSHEHËM” NJË JAVË I’A HODHËM!

JU SIGUROJ TË GJITHËVE SE PO PUNOJMË DITË-NATË PËR TË MOS LËNË VETËM ASNJË SHQIPTAR DHE PËR TË BËRË GJITHÇKA PËR SHËNDETIN E PËR EKONOMINË FAMILJARE DHE KOMBËTARE PO ASHTU!

DURIM, DURIM, DURIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE MEDOEMOS!