Politikë

Rama: Nuk na duhet asnjë votë e juaja për gjëra që s’i besoni. Duam të merremi vesh me ju

Rama: Nuk na duhet asnjë votë e juaja për gjëra që

Mesazhet e Edi Ramës për opozitën nga Kuvendi:

-Një gjë mbajeni parasysh, me urdhra me ultimatume me ne siç nuk keni arritur s’do arrini asgjë ndërsa me komunikim ne mund të merremi vesh për shumëçka.

-Ne mund të mos merremi vesh për asgjë por cilësia e jetës dhe progresi nuk varet nga sa shpesh bien dakord qeveria me opozitën por mënyra si e shprehin dhe administrojnë palët politike mosdakordësinë.

-Tjetër të politizosh tjetër të shash. Tjetër t’i biesh kundërshtarit me oratori e tjetër t’i biesh tavolinës, Tjeter të mos votosh tjetër të grisësh fletët e votimit. Kurrë mos rënshim darkod se në fund të fundit vota vendos. Si prindër fëmijësh dhe fëmijë prindërish që kjo sallë të mos zhytet në llucën e vulgaritetit, se historikisht nuk del dhe nuk ka dalë asnjë i fituar.

-Nuk kemi shkëlqyer si shembuj tolerance dhe mirësjellje në këtë sallë, shumë skena dhe fjalë tek arkivi tre vjeçar i këtij Kuvendi.

Kryeministri Rama prezanton programin qeverisës të 4 viteve të ardhshme. Prania e opozitës në Parlament u përmend nga kryeministri Rama i cili bëri thirrje për bashkëpunim, por jo domosdoshmërisht: Edhe dakordësi mos paçim kurrë, tha ai por shtoi se progresi dhe cilësia e jetës për shqiptaret varet nga mënyra si e shprehin dhe administrojnë palët politike mosdakordësinë, tha ai.

*Tiranapost.al.