Politikë

Rama: Nuk votoj rritjen e pagës për deputetët! Të hyjë në fuqi kur të rritet për të gjithë

Rama: Nuk votoj rritjen e pagës për deputetët! Të hyjë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në seancën plenare se nuk do të votojë rritjen e pagës së deputetëve.

Rama tha se rritja e pagave për deputetët duhet të jetë e fundit, kur të ketë hyrë në fuqi për të gjithë, duke mos ndryshuar qëndrimin e tij.

“Unë nuk e votoj rritjen e pagës për deputetët. Ju bëni ç'të doni, unë vetë nuk e votoj. Për mua paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës deri te më i fundit.

Pra, nëse mësuesve dhe mjekëve iu themi do merrni sot këtë rritje, dhe tjetrën më vonë dhe paga juaj do jetë e plotë dhe 900 euro do jetë në mes të viti të ardhshëm, atëherë për deputetët e ministrave duhet të hyjë në fuqi pasi tu rritet gjithë të tjerëve. Ky është qëndrimi im, para kësaj unë mendoj se është e pamoralshme”, tha Rama.