Politikë

Rama: Opozitën e udhëheq vetëm urrejtja. Prandaj kemi fituar 9 herë deri tani pavarësisht gafave tona

Rama: Opozitën e udhëheq vetëm urrejtja. Prandaj kemi fituar 9

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare tha se është gjithmonë i pakënaqur me punët e mira që bëjnë, ndërsa bëri një krahasim me Opozitën ku u shpreh se ata janë të lumtur 'me të gjithë të zezat që thonë për mua', madje edhe kur i venë zjarrin Parlamentit.

Sipas kryeministrit , një nga sfidat që përballet mazhoranca sot është ajo edhe e rrezikut për të rënë në vetëkënaqësi për shkak të një opozite të dobët.

"Opozita pa alternativë, pa asnjë ide, me një skuadër që as një biznes lavazhesh nuk menaxhojnë dot, jo më Shqipërinë. Prodhojnë helm ndaj meje e ndaj Shqipërisë sepse urrejtja është e vetmja që i udhëheq. Unë për vetë s’jam asnjëherë i kënaqur me punët tona, ata janë gjithmone të kënaqur me fjalët e zeza që thonë për mua. Madje unë përpiqem gjithnjë të mos t’ju lë as ju të kënaqeni edhe kur mbarojmë një punë sado të madhe sepse dua t’ju lë të shikoni se sa shumë janë punët për t’u bërë. Ata janë edhe të lumtur kur i vënë zjarrin parlamentit sepse ajo është puna më e madhe që dinë të bëjnë. Për të vendosur flamurin tonë në radhën e flamujve të BE dhe të kesh të bësh me kundërshtarë që janë çeta njerëzish të dëshpëruar do të thotë të jetosh me rrezikun e vetëkënaqësisë dhe të humbasësh vigjilencën. Deri më sot e kemi shmangur këtë rrezik në nivelet e larta dhe të kemi një kapacitet vetëkritik nga gabimeve dhe gafave, prandaj kemi fituar 9 herë me radhë. Njerëzit nuk na e kanë hequr besimin për t’i udhëhequr pasi kemi pranuar faje dhe kërkuar ndjesë, duke u korrektuar sa herë ka qenë e mundu

Gjatë kësaj kohë s’kemi bërë vetëm ndryshime njerëzish më qeveri. Por sa herë na është dashur të ndryshojmë edhe qasje dhe ndërhyrje aktivisht në sistemin e qeverisje. Kemi korigjuar vazhdimisht punën tonë"