Rama para 'Deputetit që Duam': Nuk do ju zgjedhim duke parë sa bukur flisni, duhet betejë për të spikatur. Bora u bë e famshme nga memet
Kryeministri Rama në një takim me të rinjtë që konkurrojnë në platformën Deputeti që Duam argumentoi pse oratoria nuk është kusht që dikush të zgjidhet deputet. Kryeministri e vë theksin tek një tjetër aspekt dhe ajo është spikatja. Këtu merr shembull Bora Muzhaqin dhe spikatjen e saj përmes memeve në fillim të karrierës së saj politike.
View this post on Instagram
“Për të hyrë këtu duhet betejë. Dhe çfarë beteje? Duhet betejë për t`u spikatur. Platforma është mundësia për të thënë ja kush jam dhe tani është faza për të spikatur. Se si do zgjedhim ne mesh jush? Do ju zgjedhim duke parë sa bukur flisni? Nuk mjafton. Do zgjedhim duke parë që s`flisni bukur? Nuk ka rëndësi. Deputetët nuk janë në asnjë vend të botës, të gjithë oratorë. Një pjesë janë oratorë. Një pjesë tjetër që nënçmohet shumë, sidomos nga këta këngëtarët e klubeve të natës politike, nuk flet por bën shumë punë të tjera atje tek komuniteti. Se në fund të ditës puna e deputetit është atje”, tha Rama.
Më tej mori si shembullin më të suksesshëm të platformës Deputeti që Duam, Bora Muzhaqin.
“E keni parë Borën? Bora u bë e famshme sepse u bë meme në fillim. Se është një arenë e pamëshirshme dhe që nuk mund ta mësosh dot si të qëndrosh, të futesh në betejë dhe të fitosh nëse nuk ke goditjet, rrëzimet, zhgënjimet, hidhërimet e tua”, shtoi kryeministri.