Politikë

Rama paralajmëron Bashën me anulim marrëveshje

Rama paralajmëron Bashën me anulim marrëveshje

Pas sulmit të Partisë Demokratike për vendimin e kryeministrit Rama për hapjen e listave, ky i fundit i është përgjigjur Lulzim Bashës në një status në Twitter ku e nis me një këshillë miqësorë për të lënë sharjet e kërcënimet dhe e mbyll me një paralajmërim për anulim marrëveshjeje: “Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s'jua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë...”.

Rama paralajmëron Bashën me anulim marrëveshje

Tiranapost.al