Politikë

Rama për bllokimin e aeroportit: Kemi bërë luftë gjithë natën që vaksinat e nisura të mos i jepeshin një vendi tjetër

Rama për bllokimin e aeroportit: Kemi bërë luftë gjithë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dropull ku po mban një takim elektoral.

Prej andej, Rama është shprehur se qeveria ka punuar përgjatë natës së djeshme për të mbajtur dërgesën e vaksinave të cilat në pamundësi për të hyrë në Shqipëri do i ishin dhënë një shteti tjetër.

Rama ka akuzuar presidentin Meta dhe Sali Berishën si orkestrues të grevës dhe ka ndarë historinë e një qytetari nga Vlora që kishte bashkëshorten me tumor dhe nuk mund të nisj për vizitë në Itali.

“Shikojeni çfarë ndodhi dje. U bllokua aeroporti i vendit, ardhja e vaksinave. Dhe e gjithë nata ka qenë një natë pa gjumë për të luftuar për marrjen e sasisë së vaksinave që priste për të ardhur aty, sepse menjëherë mund ta merrte një shtet tjetër. Luftë për të mbajtur sasinë atje që të vinte në Shqipëri që të mos humbisnin një javë, 10 ditë për të ripritur bërjen gati të porosisë. Një javë, 10 ditë pa vaksina! Pse??

Sepse Ilir Meta dfhe Sali Berisha janë aty gati për t’u rifutur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë nga e para dhe janë gati të bëjnë atë që bënë. Një sulm çmendurak për të rikthyer kaosin dhe fantazëm e rumpallës në Shqipëri, duke bllokuar një aktivitet jetik për vendi. Duke ndaluar mijëra shqiptarë që donin të iknin dhe mijëra që donin të vinin, por edhe të vdekurit që donin të vinin të varroseshin.

Një mesazh nga një qytetar nga Vlora më tha: Kam gruan me tumor, jam në aeroport, kam nesër në mëngjes takimin e rradhës me mjekët dhe po humba takimin më duhet të pres një muaj pastaj.”- ka thënë Rama.

Tiranapost.al