Politikë

Rama për Euronews Europe/ Ku qëndron pika kontradiktore e negociatave? BE po tregohet disi hipokrite

Rama për Euronews Europe/ Ku qëndron pika kontradiktore e negociatave?

'Nuk jemi gati të jemi një shtet anëtar i Bashkimit Europian, kjo nuk ka dyshim. Por në situatën ku jemi sot, Shqipëria është më shumë se gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave. Shqipëria e sheh Europën si testament dhe fe'. Këtë thotë kryeministri Rama në intervistën për Euronews Europe, me gazetaren Giorgia Orlandi, në emisionin “Global Conversation”.

Kryeministri Rama siç nuk ka hezituar të kritikojë BE për qasjen e saj dhe vonesat që po krijon me negociatat, tregoi dhe pikën kontradiktore: Europa po tregohet dritëshkurtër dhe disi hipokrite se Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Pjesë nga intervista:

-Në vitet e fundit, Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë, kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit, implementimit të reformave. Situata është përmirësuar, por nuk mjafton. Sa progres mendon se ka bërë Shqipëria kur bëhet fjalë për shtëtin e të drejtës?

Edi Rama: Ka një ndryshim të madh mes anëtarësimit të BE dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave. Sepse siç jemi sot, nuk jemi gati të jemi anëtarë, s’ka dyshim, por siç jemi sot jemi më shumë se gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave. Këtu qëndorn pika kontradiktore dhe ku Europa po tregohet dritëshkurtër dhe disi hipokrite se Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

A mendoni se është ky progres që ju bëri të rizgjidheshit në mandatin e tretë?

Edi Rama: Mendoj se shqiptarët kanë ndjesinë e qartë që puna nuk ka përfunduar. Mandat i tretë është një mandat i qartë për të mbaruar punënn, jo një shpërblim për punën e përfunduar.

Intervista e plotë e kryeministrin Edi Rama në Euronews Europe - Me gazetaren Giorgia Orlandi, në emisionin “Global Conversation”.

*Tiranapost.al.