Rama për gazetarin italian: Mbaj figurinën e Putinit në tavolinë. Më pëlqen ta shoh si kukull!
E Premte 20 Shtator 2024, 14:19
TiranaPost
Edi Rama në një intervistë për gazetarin italian, Federico Markoni, ka treguar se mban një kukull me fytyrën e presidentit rus Vladimir në tavolinë.
“Se më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh aftësinë e autoironisë, të kesh sensin e ironisë së historisë edhe nëpërmjet këtyre objekteve të vogla, është e rëndësishme për të mos qenë skllav i historisë dhe të mos e marrësh veten shumë seriozisht”, shprehet Rama.