Politikë

Rama për gazetën spanjolle: E kemi mësuar rrugën e vështirë, për të mos pritur asgjë nga BE

Rama për gazetën spanjolle: E kemi mësuar rrugën e

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais ka shprehur se nuk pret asgjë nga BE në këto momente pasi ndodhet në një moment të vështirë dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm.

"Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm," tha ai për samitin BE- Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Brdos Slloveni.

Kjo deklaratë e Ramës vjen pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, demonstroi në Tiranë objektivin e saj për zhbllokimin e dialogut këtë vit. "Ne kemi dëgjuar këtë për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar."

Rama këmbëngul se hyrja e vendit të tij në BE është një "nevojë" për të cilën ai as nuk dëshiron dhe as nuk ka një "alternativë" tjetër dhe e përmbledh me një simbolikë: "Evropa është zgjedhja dhe feja jonë".

“Është procesi i vetëm që unë e konsideroj një transferim jetësor të njohurive se si të ndërtohet një shtet demokratik dhe funksional i bazuar në sundimin e ligjit, në një ekonomi konkurruese të tregut të lirë të bazuar në një shoqëri dinamike në standardet e BE -së.

Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Jo sepse na kërkohet, por sepse është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson mua. Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më shumë energji duke u ankuar,” argumenton ai.

Tiranapost.al