Politikë

Rama për shkeljen e rregullave sanitare në takimet politike: Presidenti jep shembull katastrofik

Rama për shkeljen e rregullave sanitare në takimet politike:

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me mediat nga aeroporti i Rinasit ku është në pritje të dërgesës së rradhës të vaksinave të kompanisë Pfizer, ka komentuar shkeljen e masava sanitare nga partitë politike të cilat zhvillojnë tubime elektorale në hapësira të mbyllura me më shumë se 10 persona dhe pa ruajtur distancat.

Rama u ka bërë thirrje pronarëve të lokaleve që të mos u hapin dyert partive politike për të bërë të tilla takime që janë në shkelje të masave anti-COVID si dhe është shprehur se presidenti Ilir Meta i cili supozohet të ishte garanti i shtetit kushtetues përbën një shembull katastrofik për të tjerët.

“Ata të cilët iu hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve nuk duhet t’ia hapin se janë ata që paguajnë. Ata dëmtohen, ata që rrezikojnë t’u mbyllet biznesi dhe duhet ta refuzojnë këtë gjë.

Kur mendon që presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi. Unë bëj atë që t’ju kujtoj të gjithë kolegëve të mi, që nuk na duhen ata që humbasin nga kontakti me më shumë se 10 vetë përballë shëndetit të njerëzve. Në djall vafshin të gjithë, kjo është A dhe ZH.

Është një sfidë shumë e madhe dhe po mendoj se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj lloj hapësire shumë të ngushtë njerzillëku në skenën politike, që forcat politike, të paktën ato kryesore të merren vesh se çfarë do bëjmë deri në 25 prill.”- ka thënë mes të tjerash kryeministri Rama.

Tiranapost.al